Raporti i OSBE/ODIHR KQZ ka votuar me tendence partiake

OSBE/ODIHR ka publikuar pasditen e sotme raportin e saj per zgjedhjet. Sipas ODIHR fushata zgjedhore eshte e karakterizuar me akte dhune. Gjithashtu ne raport theksohet se gjate fushates eshte ushtruar presion ndaj administrates.
Me tej raporti ve theksin mbi problemet me listat e zgjedhesve. Sipas OSBE ka patur raste te mosperputhjeve ne lista. Gjithashtu raporti kritikon KQZ. Sipas tij Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marre vendime me tendenca partiake dhe se nuk jane respektuar afatet kohore ne kater raste.
Ne pergjithesi KQZ-ja i ka votuar njezeri vendimet ne lidhje me pergatitjet administrative dhe teknike te zgjedhjeve por ka votuar me tendenca partiake ceshtjet e debatuara nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste. KQZ-ja perfundoi caktimin e vendndodhjes se Qendrave te Numerimit te Votave QNV me 19 prill ne vend qe te perfundonte me 8 prill. - thuhet ne raport.
Po sipas raportit ne fjale nga 19 ankimime Kolegji Zgjedhor i ka rrezuar te gjitha me perjashtim te tre prej tyre.
Ky eshte raporti i dyte i publikuar per keto zgjedhje nga misioni i ODIHR.
Redaksia Online