E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjeorgjia me dy presidentë, Salome Zurabishvili nuk pranon t’i dorëzojë detyrën fituesit të zgjedhjeve

Në Gjeorgji është krijuar një situatë e çuditshme  me dy presidentë. Ish-futbollisti dhe politikani populist i krahut të djathtë, Mikheil Kavelashvili, ka bërë betimin si president i ri i Gjeorgjisë, në mes të një krize politike disamujore.

Por nga ana tjeter, Salome Zurabishvili, presidentja në  largim thotë  se vijon  të mbajë deyrën që sipas saj është legjitime dhe nuk do të dorëzohet përpara kësaj beteje.

Gjeorgjia është përballur me protesta antiqeveritare që kur ‘Ëndrra Gjeorgjia’ pretendoi fitoren në zgjedhjet parlamentare të tetorit të cilat u shoqëruan me akuza të blerjes së votave, votimeve të dyfishta, dhunës fizike dhe frikësimit.

Protestat u intensifikuan pas vendimit të qeverisë muajin e kaluar që të shtyjë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Deklaratat e saj erdhën disa momente pasi Kavelashvili, 53 vjeç, kritik i Perëndimit, u betua gjatë një ceremonie në Parlament.

Një ditë më parë, Zurabishvili iu bashkua protestuesve në Tbilisi, teksa pjesëmarrësit valëvitën flamuj të Gjeorgjisë dhe Bashkimit Evropian.

Ky tubim shënoi nje muaj protesta  të shoqëruara me plagosje të protestuesve dhe me arrestime masive të qytetarëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›