Gjeorgjia pranon ofertën e Zvicrës

Gjeorgjia ka pranuar sot një plan nga Zvicra, për t`i dhënë fund një mosmarrëveshje doganore me Rusinë, një masë që mund t`i hapë rrugën Moskës për t`iu bashkuar Organizatës Botërore të Tregtisë.
Zëvendës ministri i jashtëm i Gjeorgjisë, Sergi Kapanadze, tha se propozimi zviceran ofron vendosjen e vëzhguesve ndërkombëtarë në pikat kufitare të provincave separatiste të Gjeorgjisë, Osetisë dhe Abkhazisë.
Gjeorgjia ka kërkuar që Rusia të lejojë zyrtarët e doganave gjeorgjiane për të vepruar në rajonet separatiste. Moska, e cila njohu dy rajonet si shtete të pavarura, hodhi poshtë kushtet e Tbilisit.
Qeveria gjeorgjiane tha në një deklaratë se "nga perspektiva gjeorgjiane, Federata Ruse mund të bëhet një anëtare e OBT-së, me kusht që ajo bie dakord për propozimin."
Negociatori më i lartë i Rusisë në OBT, Maksim Medvedkov, tha se do të analizojë ofertën zvicerane brenda disa ditëve. Medvedkov tha se Moska do të japë një përgjigje "javën e ardhshme."
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shpresën se Moska do të bashkohet me OBT-në deri në fund të vitit. "