Efektet e krizes ekonomike ne industrine e automjeteve

Disa kompani te prodhimit te automjeteve ne Evropen qendrore nuk duken te shqetesuara nga kriza ekonomike boterore. Madje disa sektore te aktivitetit te tyre jane ne rritje. Megjithate pasojat e krizes jane gjithmone e me shume te dukshme ne industrine e automjeteve.
Linjat e montimit te disa fabrikave te prodhimit te automjeteve ne Evropen Qendrore vazhduan te gumezhinin pavaresisht krizes se besimit te investitoreve si rrjedhoje e situates se borxhit grek dhe veshtiresive te udheheqesve evropiane ne arritjen e nje marreveshje.
Disa kompani te prodhimit te automjeteve kane qene duke shtuar ritmin e tyre te punes ne ate cfare duket te jete nje zone mjaft e sigurte. Behet fjale per sektorin e automjeteve me kosto te ulet. Madje ka nga ato qe po rritin prodhimin dhe po punesojne punetore te tjere per te perballuar nivelin e larte te kerkeses.
Kompania jugkoreane Hyundai filloi perdorimin e turnit te trete te punes ne fabriken e saj ne qytetin Noshovic te ekise verilindore ne menyre qe aty te mund te prodhohen automjete per tregjet evropiane gjate 24 oreve te dites. Fabrika e hapur tre vjete me pare ka rritur ne menyre te vazhdimishme prodhimin e saj.
Tomas Pomajblik punon ne linjen e montimit ne Noshovic dhe pavaresisht zoterimit te nje diplome universiteti ai thote se eshte duke punuar ne vendin e duhur.
Une pranova te punoja ne linjen e montimit pasi e shoh kete si nje mundesi per tu ngritur ne detyre dhe per te vazhduar nje karriere. Une e kuptoj qe Hyundai do te vazhdoje te jete ketu tha zoti Pomajblik.
Ne qytetin sllovak Zilina qe ndodhet ne anen tjeter te kufirit qe nga qyteti Noshovic dhe qe njihet si Detroiti lindor apo evropian sapo eshte hapur nje fabrike e re e prodhimit te automjeteve e cila do te punesoje 1 mije punetore te tjere per te kryer turnin e nates duke filluar nga viti 2012. Ajo i perket kompanise Kia Motors Corporation qe eshte ghithashtu pjese e grupit Hyundai Motor.
Ivan Hodak i Shoqates se Prodhuesve Evropiane te Automobilave thote se reklamimi i gjere dhe pershtatja ndaj gustove evropiane ishin celesat e suksesit te kompanive Hyundai dhe Kia.
Ata po prodhojne gjithnje e me shume makina ne Evrope. Une nuk jam i sigurt nese kjo eshte dicka qe do te zgjase por strategjite e tyre te marketingut dhe garancite qe ata ofrojne me bejne te mos e shoh si dicka te papritur suksesin e tyre.
Por rajoni i Evropes qendrore nuk eshte i paprekshem ndaj ngadalesimit ekonomik global dhe shenjat e para kane filluar te vihen re.
Nje fabrike prodhimi e kompanise franceze PSA Peugeot Citroen ne qytetin Trnava te Sllovakise perendimore njoftoi se do te nderpritte prodhimin per nente dite per shkak te renies se kerkeses e lidhur me gjendjen ekonomike te tensionuar dhe trazirat shoqerore te Evropes sic u shprehen zyrtaret e saj. Dje kompania PSA Peugeot Citroen njoftoi se do te shkurtoje rreth 6 mije vende pune ne Evrope.
Drejtori ekzekutiv i kompanise Fiat Serxho Markione tha te marten se me perjashtim te tregut gjerman asnje nga tregjet e medha evropiane nuk po shfaqin shenja permiresimi. Duke shtuar pasigurite qeveria italiane nuk duket ne gjendje te adoptoje sic duhet masat shtrenguese ekonomike qe mund te ndalonin rreshkitjen e vendit ne nje krize te thelle borxhi.
Kompania Fiat eshte e impenjuar ne krijimin e nje grupi te madh nderkombetar dhe nuk mund te punoje ne Itali ne nje situate pasigurie qe eshte shume ndryshe nga situata ne vendet e tjera te botes - tha zoti Markione.
Javen e shkuar mijera punetore te kompanise Fiat u mblodhen ne qender te Romes per te protestuar kunder planeve per mbylljen e disa fabrikave ne Itali.