E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjeorgjia shpreson te anetaresohet ne NATO

Shpresat ne Gjeorgji per viziten e delegacionit te NATO-s jane te larta. Udheheqja politike shpreson se Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen nuk do te perserise kete here vetem gatishmerine parimore per ta pranuar Gjeorgjine si anetare por se Gjeorgjise do ti mundesohet hapi tjeter ne rrugen e anetaresimit. Vendi e ka merituar kete theksoi kryeministri Nika Gilauri ne fillim te takimit

Qe prej takimit te nivelit te larte te Bukureshtit kane ndryshuar shume gjera. Ne kemi kryer ne Gjeorgji shume reforma dhe kemi shenuar perparime. Persa i perket demokratizimit ne ceshtjen e sigurise juridike dhe ne ekonomi. Sipas te dhenave te Bankes Boterore ne jemi reformuesit numer nje te pese viteve te kaluara. Gje qe nuk eshte e lehte.

Per kryeministrin Gilauri eshte e qarte se Gjeorgjia eshte pjekur per tu pranuar ne te ashtuquajturin Membership Action Plan ne parashkallen e anetaresimit.

Shpresoj se do ti shikoni reformat me syte tuaja. Dhe une shpresoj se reformat dhe perparimet tona do te njihen si te tilla nga ju dhe se do te shperblehen shpejt.

Me e mira do te ishte ne takimin e ardhshem te nivelit te larte te NATO-s i cili do te mblidhet ne maj ne ikago. Qe kjo do te arrihet per kete shprehu dyshim se fundi perfaqesuesi personal i Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s per Kaukazin Jugor dhe Azine Qendrore James Apathurai ne viziten e tij ne Tiflis. Edhe Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen u shpreh te merkuren i permbajtur

Qe prej takimit te nivelit te larte te Bukureshtit Gjeorgjia eshte afruar me NATO-n. Por mbeten ende gjera per te bere. Ne shume drejtime. Reformat e tjera do te jene bileta e Gjeorgjise per anetaresim. Ne ndodhemi ketu per te ndihmuar ne kete drejtim.

Ketu eshte fjala per reformat ushtarake por edhe ato demokratike ne vend. Per te verifikuar se sa kane avancuar keto te fundit anetaret e Keshillit te NATO-s do te takohen edhe me perfaqesues te opozites. Ata kritikojne prej kohesh se Gjeorgjia nen presidentin Mihail Saakashvili ben gjithnje e me shume hapa pas ne demokratizim.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zevendeskryeministri i Gjeorgjise Baramidze

Rezistence per ta pranuar Gjeorgjine shpejt ne strukturat e Aleances besohet se do te shkaktoje edhe deklarimi i fundit i zevendeskryeministrit te Gjeorgjise Grigori Baramidze ne Kiev. Ai pati deklaruar se anetaresimi ne NATO ofron mundesi te reja per ti kthyer nen kontrollin e Gjeorgjise territoret e pabindura te pushtuara nga trupat ruse.

Osetia Jugore dhe Abkazia u deklaruan te pavarura ne vitin 2008 pas luftes se gushtit midis Rusise dhe Gjeorgjise. Rusia ka njohur pavaresine e tyre dhe funksionon si fuqi mbrojtese. Nga pikepamja e se drejtes nderkombetare ato jane pjese e Gjeorgjise. Gjeorgjia perpiqet qe ne vitin 2006 qe te anetaresohet ne NATO.

Autor Christina Nagel/ Auron Dodi

Redaktoi Elert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›