E Shtunë, 31 Tetor 2026

9 nentori - nata e pogromit nazist kunder hebrenjve

Ne mbremjen e 9 nentorit 1938 nacionalsocialistet depertojne ne shtepine e prinderve te Ernst Cramerit. Ata shkaterrojne violoncelin e te atit dhe koleksionin e porcelanit te se emes. Ate vete e arrestojne ne afersi te Bratislaves e internojne ne Kampin e Perqendrimit te Buchenwaldit dhe e mbajne per gjashte jave atje. Shpejt pas kesaj Crameri arratiset ne SHBA te vellane dhe prinderit ia vrasin me vone nacionalsocialistet.

Fati i Cramerit eshte vetem njeri prej shume fateve te hebrenjve kete nate prej 9 deri 10 nentorit. Ne kete date u perfshine nga flaket qindra sinagoga dyqane hebreje dhe banesa ne te gjithe Gjermanine. Hebrenjte i rrahen para syve te fqinjve te tyre jo hebrenj i poshteruan i vrane dhe i bene te vrisnin veten. Thuajse asnje dore nuk u ngrit per ti mbrojtur.

Atentati ne Paris si pretekst

Nacionalsocialisteve u sherbeu si pretekst nje atentat i nje te riu hebre polak ne Paris. 17 vjecari hap zjarr ne 7 nentor ne Ambasaden Gjermane kunder nje diplomati i cili pak me vone vdes. Ne Gjermani pas kesaj vihet ne levizje makina propagandistike. Pjesetare te veshure me rroba civile te SA Trupat e Sulmit - organizate paraushtarake e partise naziste NSDAP dhe SS Njesite e Mbrojtjes nisin ne te njejten dite te sulmojne hebrenjte dhe dyqanet dhe sinagogat e tyre. Ne darken e 9 nentorit ministri i propagandes se Rajhut Josef Goebbels u njofton drejtuesve te partise dhe te SA lajmin e atentatit. Vdekjen e diplomatit ai e paraqet si pjese te komplotit te perbotshem hebre. Pas kesaj ai dergon telegrame ne te cilat urdheron qe te gjitha dyqanet hebreje te shkaterrohen menjehere nga anetare te SA te veshur me uniforma. Pas shkaterrimeve dhe sulmeve ne ditet ne vazhdim vriten 30.000 hebrenj ne kampet e perqendrimit qindra prej tyre vriten ose vdesin nga pasojat e arrestit.

Pak vite me vone qindra mijera hebrenj nga e gjithe Evropa vriten ne kampet e perqendrimit dhe te asgjesimit. Nata e pogromit ishte premiera e tmerrshme per kete. Ajo shenon kalimin nga diskriminimi i gjithepranishem i hebrenjve ne Gjermani ne nje perndjekje sistematike.

Dite e kujtimit

Qe prej vitit 1978 9 nentori eshte nje date fikse per te kujtuar ne te gjithe Republiken federale ngjarjet e vitit 1938 per shembull me marshime ne heshtje kunder neonazizmit. Nata e pogromit kunder hebrenjve ka nje vend te sajin ne kulturen komunale dhe rajonale te kujteses. Vecanerisht ne qytetet ku deri ne vitin 1938 ka pasur sinagoga cdp vit zhvillohen ceremoni perkujtimore per viktimat e pogromeve.

Ernst Crameri u kthye pas luftes ne Gjermani dhe u be nje publicist i suksesshem. Deri kur vdiq vitin e kaluar ai mori pjese ne shume aktivitete perkujtimore per naten e pogromit te Rajhut. Nese renia e Murit te Berlinit me 9 nentor 1989 ka qene dita me e shkelqyer e historise gjermane tha ai ne 2009 ne Berlin atehere 9 nentori 1938 eshte dita me e erret dhe qe ia vlen te percmohet me shume.

Autor Klaus Jansen/ Auron Dodi

Redaktoi Elert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›