E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjergj Ndreca dërgohet për kurim në Greqi

Gazeta Shqip

Gjergj Ndreca ne spital

Gjergj Ndreca, i cili tentoi të vetëdigjej me benzinë pesë ditë më parë, është dërguar për kurim në Greqi. Ndreca ka lënë mëngjesin e sotëm pavjonin e Djegie-Plastikës në QSUT dhe është dërguar për ndihmë më të specializuar në një klinikë në Athinë.

Dërgimi i tij drejt fqinjit jugor, është bërë i mundur nën kujdesin e kryetarit të PS-së, Edi Rama, i cili ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet e kurimit të kryetarit të grevës se ish- të burgosurve. Gjergj Ndreca konsiderohet nga mjekët si jashtë rrezikut për jetën, por plagët që ai ka marrë, veçanërisht në rrugët e frymëmarrjes.

51-vjeçari Ndreca tentoi të vetëdigjet disa ditë më parë pranë çadrave të grevës së ish-të burgosurve politik ndërsa shembullin e tij e ndoqi edhe miku i tij Lirak Bejko, i cili gjendet i shtruar në QSUT me 50 për qind djegie në trup. Sipas mjekëve, gjendja e tij vazhdon të mbetet e rëndë për shkak të plagëve të mëdha që ka pësuar. Ai do të dërgohet në Itali për mjekim të specializuar.

Ndërkohë, një tjetër ish i dënuar politik ka tentuar mbrëmjen e djeshme t`i vendos flakën vetes në afërsi të çadrave të grevës së urisë së ish të burgosurve politik por fatmirësisht policia ka parandaluar djegien e tij. Grupi i ish-të përndjekurve prej 21 ditësh është ngujuar në grevë urie në dy çadra pranë zonës “Komuna e Parisit”.

12 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Gjergj Ndreca dërgohet për kurim në Greqi burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›