E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjergj Prevazi: TKOB ka nevojë për një rival shtetëror dhe kompani të lira kërcimi

Koreografi i mirënjohur arsyeton se krijimi i një tjetër kompanie shtetërore danci është veçse një kërkesë e kohës
 
Gjatë këtyre dy dekadave Shqipëria ka bërë progres në shoën televiziv që prezantohet në televizione, por nuk mungojnë dhe problemet. Për pedagogun e degës së Koreografisë në Akademinë e Arteve, prof. as Gjergj Prevazi sot në vendin tonë si një kërkesë urgjente kërkohet dhe krijimi i kompanive të lira të dacit. Sipas tij, kjo do të sillte një liberalizim të tregut artistik të fushës përkatëse, një punësim më shumë të të rinjve, si dhe trajtim të fenomeneve të ditës,

duke shfrytëzuar dancin si mjet edukimi. Për koreografin e njohur Prevazi sot duhet të gjejë më shumë zbatim e drejta e autorit, e cila është një fenomen që ndeshet gjerë në fushën e artit. E ndërkohë me syrin e një specialisti, ai pohon se sot në numrat koreografikë mungon dramaturgjia, një element i domosdoshëm për këtë zhanër artistik. Më tej në vijim të kësaj interviste ai na zbulon dhe disa detaje rreth festivalit Albania Dance Meeting, që këtë vit vjen në edicionin e tij të pestë. Ndërkohë që prof.as. Prevazi po punon në Stamboll me një produksion teatral (varianti turk i Medeas).-Çfarë mendoni për numrat koreografikë që shfaqen sot për publikun, dhe kjo më shumë sa i takon televizioneve?Duhet të dini që në këto 20 vjet në Shqipëri ka një problem të dukshëm në atë që quhet shoë televiziv, në aspektin e kërcimit apo dancit që prezantohet në spektaklin televiziv. Progresi është evident dhe kjo e ka ndihmuar në mënyrë të përgjithshme kërcimin të jetë prezent në opinionin e publikut dhe në mënyrë të përgjithshme e ka ndihmuar publicitetin e dancit në vendin tonë në këto vite tranzicioni. Natyrisht që në televizione të ndryshme nga krijues të ndryshëm ka dhe diferenca, por dhe problematika të ndryshme, por gjëja më e theksuar është që në disa televizione ka relativisht nivele të larta artistike. Një profesionist parimisht nuk është kurrë i kënaqur me atë që realizohet. Së pari unë jam kundër çdo lloj kopje, sepse ne me kopje nuk mund të shkojmë askund. Shqipëria çdo ditë që hapet aq më e vështirë, dhe aq më e përgjegjshme duhet të jetë për ta përballuar artin me të vërtetën tonë, me mundësitë tona për të krijuar, për të hedhur ide. Personalisht unë jam i prirur drejt dancit teatral, pra dancit në teatër. Fatkeqësisht në vendin tonë akoma nuk ka liberalizim në fushën e dancit.-Sipas jush, ku duhet të synojë ky liberalizim?Nëse duhet të vësh një vepër skenike, ka vetëm një vend ku mund ta vendosësh dhe ky është vetëm Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit. Për 20 vjet Shqipëria nuk ka mundur dot të krijojë asnjë teatër tjetër të dancit, të kërcimit dhe kjo për mua është shumë e pakëndshme, por është dhe papërgjegjshmëri e vetë komunitetit të artistëve të dancit, por dhe atyre që kanë në dorë që ta bëjnë këtë punë. Ajo që është imperative në këtë aspekt ka të bëjë me faktin se në Shqipëri, një orë e më parë duhet të krijohen ato që quhen  kompani të lira kërcimi, ku krijimi i tyre është një kërkesë urgjente e kohës. Kjo do të sillte një liberalizim të tregut artistik të fushës përkatëse, e dyta do të sillte një punësim më të madh të të rinjve, e treta trajtim të fenomeneve sociale, duke shfrytëzuar dancin si një mjet edukimi, trajnimi fizik, estetik e moral në një shoqëri, e cila ka nevojë të konsumojë kulturë dhe art për të ekuilibruar pasionet negative, të një shoqërie në zhvillim. Duhet ti jepet impakt nga institucionet shtetërore, ka politika të mirëfillta për këtë punë dhe një orë e më parë duhet të liberalizohet, sepse ne jemi akoma në një bunker.-Çfarë keni parasysh kur thoni se jemi në një bunker?Në bunker, në kuptimin e mbylljes, pra ka vetëm një institucion, i cili fillon dhe mbaron po aty. Më thoni se me kë mund të futet në kompeticion TKOB, pasi të gjithë e dimë se me askënd. Nëse Teatri Kombëtar ka mundësi të futet në komepticion qoftë me teatrot e rretheve, sepse një shfaqje nga Shkodra mundet të vihet mirë nga ky teatër, sepse Shkodra prodhon teatër, Korça prodhon teatër etj, pra TK ka mundësi, ndërsa në fushën tonë nuk ka asnjë mundësi. Ky vend, kjo shoqëri ka më shumë nevojë për hapësira në këtë fushë. Unë mendoj se Ministria e Kulturës në mënyrë urgjente duhet të krijojë një institucion tjetër shtetëror për dancin sot. Një institucion tjetër do të ishte shumë mirë, një kompani shtetërore danci duhet patjetër, pasi është një kërkesë e kohës. Ne nuk jemi më vend i varfër që qahemi dhe ankohemi, nuk janë më mirë se ne Maqedonia, Mali i Zi etj, pra siç duhet të integrohemi në elemente të tjera të jetës si ato shoqërore, sociale, ekonomike etj, ashtu duhet të integrohemi dhe në fushën e kulturës dhe artit. Nuk mundemi që të integrohemi në fusha të tjera dhe të lëmë pas dore kulturën dhe artin. Ai vend që nuk prodhon dhe nuk konsumon kulturë, është i destinuar që të dështojë. Është i destinuar që të përfshihet nga kultura të tjera, nga forma abuzive arti, nga kopje të shëmtuara.-Publikut i serviren numra koreografikë të kopjuar, çfarë dëmi shkakton kjo?Natyrisht që i shkakton dëm krijimtarisë koreografike dhe në radhë të parë quhet një vjedhje e hapur. E drejta e autorit është një e drejtë e njohur botërisht dhe ka ligje të mirëfillta për këtë, problemi është se ky ligj nuk gjen zbatim në Shqipëri. Thirrja ime është parimore dhe i drejtohem krijuesve që konsiderojeni veten si viktima fillimisht dhe më pas si përfitues, pra si do të më vinte mua nëse koreografinë time do ta vidhte dikush. Unë kam punuar gjithë jetën time për të nxjerrë këto shfaqje dhe është një investim. Dhe vjen dikush që  merr CD dhe e kopjon, pra secili që aplikon këtë mënyrë le ta vinte veten e tij në vendin e viktimës dhe si do të ndihej, qoftë ky shqiptar që vidhte apo një i huaj, sepse është një pronë intelektuale. Ne njerëzit e artit nuk kemi pronë tjetër veç kësaj. Kjo duhet konsideruar gjë e shenjtë dhe absolutisht që ka të bëjë dhe me moralin e gjithkujt ashtu si ka të bëjë dhe me masat që duhet të merren në këtë drejtim. E vërteta është se jo pak ka fjalë dhe thashetheme që kopjohet koreografi dhe janë institucionet kryesore kombëtare që duhet të marrin masa. Në televizione ka investime serioze, në fushën e koreografisë në disa prej tyre sa i takon shoë-t televiziv. Ne quhemi miniatura, pasi ato janë 5-6 minuta kërcim dhe pjesa më e madhe janë pa një kuptim të mirëfilltë, por ka dhe tentativa që kanë një tentavivë brenda tyre, dhe kanë dhe dramaturgji brenda tyre. Në kuadër të shoë-ut Shqipëria ka progres dhe ne po shohim disa prej tyre, ku ka disa televizione që dallohen nga të tjerët, jo vetëm në rajon. Ata i janë përshtatur teknologjisë së aparaturave.-E ndërkohë çfarë sygjeron për televizionet shqiptare? Televizionet shqiptare duhet të kenë më shumë fokus dancin skenik dhe të afrohen më shumë tek shfaqjet alternative të dancit në Shqipëri me qëllim që publiku shqiptar të marri dhe këtë lloj ushqimi. Nëse në periudhën komunizmit ne shikonim vetëm folk dhe balet klasik në televizion, gjatë këtyre 20 viteve përgjithësisht televizionet janë të fokusuar tek ky që quhet shoë, megjithëse abuzohet dhe me emërtimin, ndoshta dhe nga mosnjohja. Unë si koreograf, si pedagog do i lutesha televizioneve kryesore shqiptare qoftë dhe ai publik që ti ofronin publikut edhe shanse të tjera, për të edukuar me forma dhe performanca me vlera shumë të mëdha. Koreografisë i mungon dramaturgjia, nëpër shoë koreografia tenton më shumë drejt efektit dhe ka më pak impakt shpirtëror emocional dhe kuptimor. Pra ai numër koreografik që bëhet nuk ka kuptim, por ka vetëm elementë të një shoë. Koreografi e vuan mungesën e dramaturgjisë dhe mungesën e përmbajtjes, por kemi dhe përjashtime por shpeshherë ajo që vihet re është që dominon është një shoë i jashtëm.-Jeni drejtues i festivalit të dancit modern kontemporan Albania Dance Meeting, i cili në muajin maj vjen në edicionin e pestë të tij. Çfarë mund të na thoni diçka rreth tij për këtë vit? Festivali arrin në jubileun e tij të pestë dhe ne këtë vit jemi përpjekur si staf që ta riformatojmë këtë festival. Ky festival tashmë nuk do të jetë më një javë, por do të jetë një muaj, i cili do të zhvillohet në mu

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›