BB: Rritja ekonomike për globin, 2.7 për qind
Banka Botërore publikon Parashikimin ekonomik global të vitit 2010, ku paralajmërohet rritja me 2.7 për qind e ekonomisë globale këtë vit. Sipas raportit të Bankës Botërore, tani ekonomia botërore, po rigjallet, por, megjithëkëtë, nuk është aq e fortë sa të zëvendësojë humbjet e rënda të shkaktuara nga kriza financiare. Çështja kryesore për shumicën e vendeve është ulja e përqindjes së papunësisë, deklaroi Drejtori i Grupit të Perspektivave të Zhvillimit të
Bankës Botërore Hans Timer. Sakaq, Drejtori Timer u shpreh dje në Pekin, i cituar nga radio shtetërore kineze se, në mbarë botën, prirja e rimëkëmbjes së ekonomisë kineze është më e forta. Siç parashikon Banka Botërore, rritja e sivjetshme e ekonomisë kineze do të jetë 9 për qind, ose 0.3 për qind më shumë se çparashikohej dy muaj më parë.
Last Updated on E Marte, 26 Janar 2010 23:15