E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani- Të shtëna me armë zjarri në qytetin Stade, të paktën 5 viktima

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën në në qytetin verior gjerman Stade këtë të hënë (29 qershor), si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Ngjarja u regjistrua pranë një qendre rinore në qendër të qytetit, ndërsa policia ka arrestuar dy persona, mes tyre edhe autorin e dyshuar. Roli i personit tjetër të arrestuar mbetet i paqartë, sikurse edhe motivet e këtij sulmi.

Mbi ngjarjen nuk bëhen ende me dije më shumë detaje, ndërsa qyteti Stade ka rreth 50 mijë banorë dhe ndodhet në perëndim të Hamburgut.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›