E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, Demjanjuk dënohet me 5 vjet burg

Një gjykatë gjermane ka shpallur fajtor Xhon Demjanjukun i cili ka ndihmuar për vrasjen e të burgosurve në kampet naziste të vdekjes dhe e ka dënuar me 5 vjet burg.

Gjykata në Munih sot shpalli se 91 vjeçari Demjanjuk, i lindur në Ukrainë, i cili u shpall fajtor për ndihmë në vrasjen e 27900 personave, si rojtar në kampin e vdekjes Sobibor, në Poloninë e okupuar, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai i ka hedhur poshtë akuzat. Demjanjuk ishte ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara në Gjermani në vitin 2009.

Në Shtetet e Bashkuara ai kishte jetuar me dekada. Në sallën e gjyqit sot ai u soll me karrocë dhe i është ofruar mundësia që për herë të fundit t`i drejtohet gjykatës, por ai ka refuzuar.

Procesi gjyqësor i nivelit të lartë, që ka zgjatur një vit e gjysmë, shihet si njëri nga proceset e fundit, ku janë të përfshirë kriminelët nazistë të luftës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›