Kinë, stuhitë e rërës mbulojnë vendin

Për të dytën ditë rradhazi veriu i Kinës është përfshirë nga stuhi të forta rëre. Në provincën e JinLin çdo gjë duket ngjyrë portokalli. Autoritetet lokale e kanë cilësur cilësinë e ajrit shumë të rrezikshme dhe kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë daljet gjatë këtyre ditëve.
Stuhitë e rërës kanë prekur edhe Pekinin që është i mbuluar nga një re e dendur e verdhë. Në disa zona shpejtësia e erës ka arritur deri në 100km/orë.
Stuhitë e rërës mbërrijnë nga shkretëtira e Mongolisë dhe ka mbuluar gjithë pjesën veriperëndimore të Kinës duke provokuar edhe dëme të konsiderueshme në bujqësi.