Gjermani, Gorbaçov operohet në shtyllën kurrizore

Ish presidenti sovjetik Mikhail Gorbaçov i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal në shtyllën kurrizore.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat gjermane të cilat theksojnë ish-lideri sovjetik Gorbaçov është operuar në një spital në Mynih.
Sipas mediave të cilat u referohen burimeve nga spitali gjendja shëndetësore e 80-vjeçarit Mikhail Gorbaçov, është e mirë.