E Diel, 1 Nëntor 2026

Faith- Kuvendit: Gërguri kandidat i favorshëm për guvernator

Përfaqësuesi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Peter Faith, në letrën dërguar komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, ka vlerësuar se dy kandidatët e paraqitur për Guvernator të BQK-së, Gani Gërguri dhe Safet Merovci, i plotësojnë kushtet për këtë post.

Sipas mediave kosovare në letrën drejtuar komisionit Faith thekson se Gërguri është ai që më mirë do ta kryente këtë detyrë.

“Unë plotësisht e mbështes mendimin e komisionit se kandidatët e përshtatur për propozimet që kanë bërë në listën e përzgjedhur, Gani Gërguri është dukshëm kandidati më i kualifikuar dhe më i dëshiruar në postin e guvernatorit ë BQK-së ka thënë Faith.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›