Gjermani: Jo më kontroll në Facebook për punëkërkuesit

Tiranë, 25 gusht, NOA- Lajme të mira për të pasionuarit e
Facebook të cilët janë në kërkim të një pune në Gjermani. Një ligj i ri do të
ndalojë punëdhënësit të kontrollojnë Facebook dhe rrjetet e tjera sociale për
të studiuar në profilet e njerëzve që kërkojnë një angazhim në kompanitë e
tyre. Megjithatë do të lejohen ende kërkimet në Google.
Siç është raportuar në fakt në edicionin online të Spiegel, sipas një sondazhi
të bërë në 2009 nga faqja e internetit CareerBuilder, rreth 45 për qind e
punëdhënësve përdorin rrjetet sociale për të hulumtuar mbi kandidatët para
punësimit. Dhe rreth 35 për qind e tyre kanë refuzuar kandidatët bazuar në atë
që ata gjenin në këto vende, të tilla si fotografi të papërshtatshme, fraza
ofenduese kundër ish-punëdhënësit ose rrëfime në lidhje me përdorimin e drogës.
Por me ligjin e ri propozuar nga Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere, që miratohet sot nga qeveria gjermane, kjo gjë nuk do të jetë më e mundur, dhe në vend të kësaj do të forcohet mbrojtja e jetës private për të gjithë punëkërkuesit.
a.e./NOA