Zbulohet një re e madhe nafte nën ujë në Gjirin e Meksikës

Shkencëtarët e Institutit Oqeanografik Woods Hole thonë se kanë zbuluar mbetje të naftës nga rrjedha në thellësi, nën sipërfaqen e oqeanit. Ky zbulim ndodh ndërkohë që edhe shkencëtarë të tjerë po zbulojnë më shumë dëshmi të rrjedhjes nënujore të naftës, megjithëse administrata e presidentit Obama ka thënë se shumica e naftës është mbledhur, djegur ose shpërbërë.
Ujërat e Gjirit mund të duken të pastra, por shkencëtarët thonë se nën sipërfaqen e ujit, e fshehur nga syri i njeriut, janë vërejtur shenja të naftës.
Kimisti i marinës, Chris Reddy, ka mbledhur mostra të ujit në Gjirin e Meksikës për nëntë ditë me rradhë në muajin qërshor dhe ka zbuluar rajone me ujë që në përbërje kishin naftë.
Mostrat e ujit që ne morëm dukeshin sikur ishin ujë nga burimi dhe nuk mund të shihej e as nuk mund të nuhatej nafta. Por, kjo nuk do të thotë se nuk mund të vërtetohet prania e naftës në ujë.
Shkencëtarët nga Instituti Oqeanografik Woods Hole thonë se llumi i naftës i zbuluar është nga pusi i dëmtuar pronë e kompaniës BP. Llumi është pothuaj dy kilometra i gjërë, të paktën 35 kilometra i gjatë dhe gjendet 900 metra thellë nën ujë.
Nuk dihen arsyet se përse kjo sasi e naftës nuk ka dal mbi ujë.
Këta shkencëtarë nuk janë të vetmit që kanë gjetur naftë nga rrjedhja nënujore e naftës e shkaktuar nga kompania BP. Duke përdorur rrezet ultra violet, studiuesit nga universiteti i Floridës Jugore kanë gjetur pikëza të naftës të cilat gjenden në sipërfaqen nënujore të detit. Ata thonë se pikëzat e naftës po dëmtojnë bimët e vogla dhe bakteriet.
Këto ujëra tregojnë shumë qartë se fitoplanktoni dhe gjallesat janë në gjendje të dobët.
Këto gjetje vijnë pas deklarimit të administratës së presidentit Obama se shumica e naftës është zhdukur.
Carol Browner është këshillatare e Shtëpisë së Bardhë për çështjet e enerigjisë.
Shumica e naftës është mbledhur, pastruar, ose shpërbërë
Por një ekip i shkencëtarëve të universitetit të Gjorgjias thotë se shqyrtimit i të dhënave të qeverisë tregonë se 80% e naftës nga rrjedhja e shkaktuar nga BP ka mbetur në Gjirin e Meksikës.
Samantha Joye është shkencëtare e marinës.
Ka ende naftë në ujë dhe në sipëfaqen nënujore të detit. Kjo do të ketë ndikim në sistemin e këtyre ujërave.
Nuk do të befasohesha nëse llogaritjet ndryshojnë pas studimeve të mëtejshmem, thotë Chris Reddy. Ai shton se se pas mbledhjes së më shumë të dhënave nga ana e shkencëtarëve do të qartësohet saktësisht sasia e naftës së mbetur.