E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani aleatet e Merkelit fitojne Bavarine

Aleatët e ngushtë të Kancerlares Gjermane, Angela Merkel, arritën të fitonin në zgjedhjet e shtetit të Bavarisë.

Rezultati përfundimtar konsiderohet si një tregues kyç përpara zgjedhjeve të përgjithshme të javës së ardhshme. Partia Kristian Socialiste arriti të fitonte 49% të votave, duke siguruar shumicën në parlamentin e landit. Megjithatë, rënia drastike e mbështetjes për aleatët qeverisës të Merkelit, Demokratët e Lirë, përbën një motiv shqetësimi për kancelaren. Në prag të zgjedhjeve, sondazhet sugjerojnë se partia e kryesuar nga Merkel do të jetë në gjendje të renditet e para, por pa fituar shumicën dhe për kancelaren mund të paraqitet problematike formimi i një qeverie të re, me aleatët e saj tradicionalë që pritet të marrin rezultate të dobëta në votime. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›