E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj Sistemim romeve te pastrehe

Në ditën e parë të shkollës ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj ka vizituar familjet rome, që u dëbuan nga banesat e tyre dhe kanë improvizuar barakat në trotuar pranë pallatit me shigjeta në Tiranë.

Familjet rome u ankuan për lagështirën dhe kushtet e këqija në të cilat po jetojnë.Ministri Veliaj ka shpalosur hapat e shpejtë që do të ndërmerren duke u ulur që sot me përfaqësues të komunitetit për të diskutuar për vendin, ku do të strehohen këto familje. "Do të propozojmë tre-katër vende, ata do të vendosin një vend. Janë të gjitha shumë më afër se sa vendi i propozuar në fillim. Në kohë rekord brenda javës ne do të kompletojmë vendin e ri dhe ta bëjmë gati për transferimin. Një një ekip mjekësor i lëvizshëm do të bëjë një vizitë dhe një kontroll, analiza gjaku dhe një kartelë mjekësore për secilin person që do të transferohet në vendin e ri. Do të çojmë urgjent të gjithë fëmijët për regjistrim në shkollë dhe të sigurohemi se dita e parë, iku si iku, mos të humbasim asnjë orë mësimi tjetër", tha Veliaj. Veliaj tha se eshte biseduar me ministren e Mbrojtjes Kodheli dhe eshte rene dakort qe do te ofrohen godina, qe do te kompletohen per strehimin e familjeve rome brenda javes. Veliaj: Do dëgjojmë çdo hall të qytetarëve Ish-ministri i Punes dhe Ceshtjeve Sociale i ka dorezuar detyren ministrit te ri Erjon Veliaj, tashme kreu i Mireqenies Sociale dhe Rinise. “I uroj pune te mbare, suksese te jete i palodhur dhe ne sherbim te qytetareve shqiptare, qe jane ne numer te konsiderueshem qe jetojne ne varferi, me probleme ne familje, i garantoj se nese do jem i dobishem ne punen e tij ne te ardhmen do jem i gatshem per te dhene kontributin tim”, tha Ksera. Ceremonia eshte zhvilluar ne prani te stafit dhe punonjesve te ministrise. Veliaj gjate fjales se tij ka falenderuar paraardhesin per punen e bere dhe sherbimin ndaj vendit, e bashke me te edhe stafin e punonjesve.Po ashtu Veliaj ka premtuar që në qendër të punës do të jenë qytetarët, ndaj do të dëgjohet çdo hall i tyre. Ai ka paralajmeruar se nje sere ndryshimesh do te pesoje ministria, pasi do te mirepriten edhe pjese nga stafet e ministrive te tjera, duke qene se ministria do te permbledhe edhe pjese nga Arsimi apo Kultura / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›