E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, burgim i përjetshëm për vrasësin e egjiptianes

Gjykata e Drezdenit e shpalli fajtor gjermanin me origjinë ruse për vrasje, tentativë vrasje dhe lëndime të rënda trupore. Aleks W. e qëlloi me thikë për vdekje 31-vjeçaren më 1 qershor 2008, brenda në Gjykatën e Landit të Drezdenit, ndërsa burrin e saj e ka plagosur rëndë.

Vrasësi e kishte ofenduar me fjalë të rënda egjiptianen për fenë islame, dhe duhej të përgjigjej për ofendim para gjyqit. Përfaqësuesit e Egjiptit dhe organizatave të shumta arabe që kanë përcjellë këtë vendim janë shprehur të kënaqur me vendimin e gjykatës së Drezdenit.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›