E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet liberalizimi i vizave për tri shtete

“Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë plotësuar gjithë kushtet për heqjen e vizave'', thuhet në deklaratën e Raporterit të Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, lexuar përpara votimit, ku rekomandohet edhe heqja e tyre përpara datës 19 dhjetor.
     
Kjo iniciativë do t'u dorëzohet ministrave të Brendshëm të BE-së, të cilët me shumë gjasa do ta marrin vendimin më 30 nëntor.
     
Në deklaratë theksohet se vizat duhet të hiqen edhe për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën sa më shpejt të jetë e mundur.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›