E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani kerkohet nje cift kamikazesh po pret bombat per te shperthyer

Gjermani 22 nentor NOA - Kthehet serish alarmi i terrorizmit dhe Gjermania eshte ne gatishmeri te larte ku sipas gazetes amerikane Wall Street Journal autoritetet jane ne perpjekje per te ndaluar nje cift kamikazesh.

Sherbimet Sekrete kane raportuar se dy anetare te al-Kaedes ne Afganistan do te infiltrohen ne vend dhe tani jane duke pritur eksplozivin per te kryer nje shperthim te madh ne kryeqytetin gjerman.

Lajmi eshte raportuar nga Wall Street Journal duke cituar hetuesit gjermane. Sipas saj autoritetet po kontrollojne ne te gjitha menyrat e mundshme Berlinin.

Te dyshuarit kane mberritur ne Gjermani gjashte jave me pare nga rajoni fisnor pakistanez i Waziristan ne kufi me Afganistanin.

Pasi kane hyre ne Gjermani ata te dy po perpiqen te ngaterrohen me pjesen tjeter te popullsise duke veshur rroba perendimore duke iu shmangur xhamive dhe duke ndryshuar shpesh banese.

Sipas autoriteteve gjermane cifti i kamikazeve eshte ne pritje te eksploziveve qe me sa behet e ditur do te vije nga Turqia.

r.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›