E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani ngadalesohet rritja ekonomike ne 2012-n


Gjermania ka ulur pritshmëritë për rritjen ekonomike gjatë 2012-s, pasi parashikimet për vëllimin e eksporteve u korrigjuan në një shifër më të ulët.

Korrigjimi ndodhi pasi Ministria e Ekonomisë lajmëroi se eksportet do të rriten me vetëm 3,5%, nga 7,5% që janë rritur gjatë vitit aktual. Në një prononcim zyrtar, qeveria e ekonomisë më të fuqishme të Europës lajmëroi se rritja pritet të jetë prej vetëm 1%, nga 1,8% që ishte paralajmëruar më parë.

Raporti informoi se edhe rritja e vitit aktual, do të jetë relativisht më e ulët nga sa ishte parashikuar, nga 3 në 2,9%. Pritet që bursat europiane të reagojnë duke humbur në kuotimet e tyre si rrjedhojë e lajmit.

Gjatë javës së shkuar, institucionet vlerësuese në Gjermani informuan për një stopim të rritjes në pothuajse zero, gjatë tremujorit të fundit të 2011-s dhe tremujorit të parë të vitit të ardhshëm.

Ata shtuan se vendi do t’i shpëtojë për fare pak asaj që njihet në ekonomi me termin “recension teknik”, i cili ndodh kur ekonomia pëson rënie për gjashtë muaj me radhë. Stanjacioni, shtuan ata, është shumë i ngjashëm të ndodhë.

Një rritje më e ngadaltë e ekonomisë së Gjermanisë, pritet ta bëjë shumë më të vështirë për pjesën tjetër të Europës që t’i shpëtojë krizës financiare.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Përçarja franko-gjermane, bursat në rënie
Bursat botërore kanë rënë gjatë ditës nga frika se liderat e vendeve të Eurozonës nuk janë të bashkuar në planin që duhet të shpëtojë ekonominë e përbashkët nga futja në krizë. Përkeqësohen lehtësitë ndaj biznesit
Një raport i ri i Bankës Botërore, ku merret në shqyrtim situata në 183 vende e përkeqëson pozicionin e Shqipërisë, në renditjen e këtij institucioni, përsa i takon lehtësirave të të bërit biznes. Ligji, regjistrimi i pronave
Qeveria ka përgatitur një ligj të ri për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, i cili detyron zyrën e regjistrimit që të dëmshpërblejë financiarisht bizneset ose individët në rast se lëshon vërtetime të rreme pronësie. Kina mund të zgjidhë krizën globale
Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mervyn King, i bëri thirrje Kinës që të importojë më shumë produkte, në mënyrë që të ndihmojë në zgjidhjen e krizës botërore. Frika për Francën, bien bursat europiane
Bursat europiane kanë regjistruar të gjitha rënie gjatë ditës së martë, ndërsa “Moody” paralajmëroi se vlerësimi i kreditit francez mund të reduktohet.

Lajmet kryesore

Libi, konfirmohet zyrtarisht vdekja e Gaddafi-t
Diktatori bie gjatë mbrojtjes së qytetit të fundit që kontrollonte
Durrës, fundoset anija, 8 persona të zhdukur
Meta përgënjeshtron Frattini-n
Balla: Pollo, rryshfet 1.2 milion euro
Topi: Vizion i ri në politikë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›