Gjermani, politikani dorëhiqet pas akuzave seksuale
Nuk ka arritur dot të mbajë lotët pas dorëheqjes së anoncuar në një konferencë për shtyp. Deputeti gjerman ka pranuar lidhjen e tij me një vajzë 16-vjeçare, të cilën e kishte njohur në rrjetin social Facebook, Kathie S., duke e konsideruar “thjesht dashuri”, historinë mes tyre.
40-vjeçari, Christian von Boetticher, kristian-demokrati ka bërë hapin që të gjithë e prisnin, pasi “Bild”, kishte deklaruar një histori dashurie mes tij dhe një 16-vjeçarjeje.
Nëse nuk do të ishte përfshirë në këtë skandal, ai me siguri do të ishte bërë ministri i ri i presidentit të Schleswig-Holstein, në zgjedhjet që do të zhvillohen gjatë muajit maj, të vitit të ardhshëm.