Interi synon treshen e Realit

Interi është duke synuar të sjellë disa yje të Real Madridit në radhët e veta para mbylljes së afatit kalimtar veror.
Me Samuel Eto`o që është në prag të largimit drejt klubit rus Anzhi, Interi është në treg për të gjetur zëvendësim dhe ka kthyer shikimin nga Reali.
"Corriere dello Sport" shkruan se Interi e sheh sulmuesin Gonzalo Higuain si një zëvendësim ideal të Eto`o.
Megjithatë, zikaltërit nuk do të ndalojnë aty: mbrojtësi Marcelo dhe anësori Angel di Maria po ashtu janë në listën e blerjeve.