Gjermani, pritet të hiqet alarmi i bakterit për kastravecat
BERLIN- Alarmi i Gjermanisë për konsumin e kastravecave, domateve dhe sallatës jeshile për shkak të epidemisë vdekjeprurëse të diarresë pritet të hiqet sot, mësohet pranë njërit prej autoriteteve të përfshirë më tepër në këtë çështje.
"Alarmi duhet të hiqet sot. Kjo do të njoftohet. Por, do të mbahet në fuqi për konsumin e filizave të papërpunuar", bënë të ditur burime nga ky autoritet.
"Mijëra analiza të kryera tek domatet, kastravecat dhe sallata nuk kanë treguar asgjë. Por, ka gjithnjë e më tepër të dhëna që vendosin një lidhje mes të sëmurëve dhe një ferme në Saksoninë e Poshtme që kultivon filiza farërash", saktësoi për AFP-në një zyrtar i këtij autoriteti, duke kërkuar të mos identifikohet.
"Lidhjet janë gjithnjë e më të qarta. Është një pistë absolutisht patate e nxehtë", shtoi ai.
(d.b/AFP/BalkanWeb)