E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci, Sanader: Dua të kthehem në atdhe

ZAGREB- Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader,i kërkuar për përvetësim fondesh në Kroaci dhe i burgosur në Austri, dëshiron të ekstradohet në vendin e tij, sipas një deklarate te bërë publike sot ditën kur Komisioni Europian ndez dritën jeshile për anëtarësimin e Zagrebit në BE.

"Meqënëse emri im ishte lidhur me konotacione të mundshme negative mbi bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Europian,vendosa të kërkoj një procedurë ekstradimi urgjente gjatë seancës të 21 qershorit", shkruan Sanader ne te përditshmen kroate "Vecernji List". Një gjykatë e Salzburgut autorizoi më 9 maj ekstradimin e Sanaderit në Kroaci, por pritet një vendim i apelit më 21 qershor.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›