Gjermani, protesta kundër deportimit të azilkërkuesve kosovarëve
Në qytetin Gottingen në Gjermani është mbajtur një protestë kundër politikës shtetërore të deportimit të azilkërkuesve e veçanërisht të atyre nga Kosova.
Në qendrën e qytetit u mblodhën rreth 200 persona në shenjë kundërshtimi të deportimit të dy familjeve rome nga Kosova të cilët jetojnë në këtë qytet prej 15 vjetësh.
Deportimi i tyre është planifikuar me datën 7 Maj të këtij viti dhe deri atëherë organizatat humanitare do mbajnë demonstrata kundër këtij deportimi.
Organizata të ndryshme humanitare ftojnë qytetarët të marrin pjesë për të mbështetur dy familjet nga Kosova