E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani qeveria e frikesuar nga nje atentat i mundshem terrorist

Gjermani 17 nentor NOA - Nje sulm terrorist mund te godase Gjermanine nga fundi i nentorit.Lajmi eshte njoftuar nga qeveria gjermane nepermjet ministrit te Brendshem Thomas de Maiziere pas marrjes se udhezimeve nga sherbimet e huaja.

Ekzistojne arsyet per tu shqetesuar por jo deri ne ekstrem - tha de Maiziere duke shpjeguar se masat e sigurise do te forcohen ne aeroporte dhe stacione hekurudhore.

Ne nje konference per shtyp ne Berlin ministri tha se ka jane hetuar shume gjurme dhe sinjale qe flasin per nje sulm te mundshem ne fund te muajit.

Ai shtoi se tashme eshte krijuar nje situate e re ne lidhje me kercenimet terroriste ne vend. De Maiziere nuk dha hollesi te metejshme.

Ne tregojme force dhe nuk e leme veten te frikesohemi - tha ministri i cili i kerkoi gjithashtu popullsise te qendroje e qete.

Ekzistojne motivet per tu shqetesuar por jo ne ekstrem. Nuk mund te lejojme qe jeta jone te kufizohet nga terrorizmi nderkombetar - shtoi ai.

r.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›