Kili grate protestojne ne miniere

Kili 17 nentor NOA - Nje grup prej 33 femrash zbriti ne nje miniere ne Kili duke kercenuar me nje greve urie per te mbrojtur punen nentokesore ne zonat e prekura nga termeti dhe cunami i shkurtit.
Grate 33 ne numer ashtu si minatoret e burgosur per dy muaj ne San Jose jane ne nje thellesi prej 500 metrash ne vendin e quajtur Chiflon del Diablo nje miniere te vjeter qymyri te braktisur ne vitet nentedhjete e cila u kthye ne nje vend turistik.
Ne perpjekje per te terhequr sa me shume vemendje ne ceshtjen e tyre grupi i grave qe pretendon te perfaqesoje me shume se 12 mije banore te qendres ne jug te vendit ka zgjedhur numrin 33 duke u frymezuar nga 33 minatoret e bllokuar ne thellesite e minieres se San Joseper me shume se dy muaj.
Ne kemi
provuar ne shume menyra por qeveria nuk na ka degjuar duke na detyruar ne qe
te kryejme keto akte force - tha zedhenesi i grupit Bridget Lara.
Termeti dhe tsunami i 27 shkurtit ne Kili ka shkaterruar pjese te qyteteve
bregdetare ne jug dhe qender te vendit duke shkaktuar 521 te vdekur dhe 56 te
zhdukur me deme te llogaritura ne rreth 22 miliarde euro.
r.b/NOA