E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani tifozedhe drejtues nderojneRobert Enken

BERLIN- Tifoze drejtues te klubit te Hanoverit dhe te futbollit gjerman kane nderuar sot Robert Enken ish-portierin e kombetares gjermane dhe te Hanoverit qe u vetevra nje vit me pare duke u hedhur ne shinat e trenit.

Enke vdiq me 10 nentor te vitit te shkuar duke shkaktuar nje nga tragjedite me te renda ne futboll. Tifozet kane vizituar tenden e ngritur jashte stadiumit AWD Arena duke lene shenime ne librin e kujtimeve. Nuk munguan ne nderimin e ish-portierit te kombetares gjermane trajneri Joakim Lev presidenti i Federates Teo Zvanziger futbolliste te Hanoverit presidenti i ketij klubi Martin Kind si edhe bashkeshortja e Enkes Tereza.

Vetvrasja e Robert Enkes ne moshen 33-vjecare si rrjedhoje e nje depresioni te forte shkaktoi nje shock te vertete ne futbollin gjerman. Ish-kapiteni i Hanoverit shqiptari Altin Lala ka deklaruar se 10 nentori i vitit 2009 ishte nje nga ditet me te trishta per gjithe klubin. Ne nder te bashkeshortit te vdekur Tereza Enke ka ngritur nje fondacion dedikuar kerkimeve per luften kunder depresionit.

e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›