E Diel, 1 Nëntor 2026

Rosi aventura te Dukati nis me nje perulje

MOTO GP Ish-kampioni i botes teston per here te pare ne Valencia motorin e ri per sezonin e ardhshem

Ka filluar ne 12.22 aventura e Valentino Rosit te Dukati. Ish-kampioni i botes eshte perulur para motorit Desmosedici pastaj eshte ngjitur mbi sediljen e motorit te ri per xhiron e pare ne cirkuitin e Valencias. Nje rit ai i peruljes i cili e ka shoqeruar Rosin ne gjithe karrieren e tij dhe qe Doktori e ka perseritur dje para se te ngjitej ne sediljen e Desmosedici i cili ishte i gjithi i zi me numrin 46 te stampuar me ngjyre te verdhe ne kupole dhe ne kaske qe i ben jehone temes se diellit dhe henes. Kushtet jo te mira te motit e kane detyruar te beje nje test te shkurter i pari i sezonit te ri vetem dy dite pas mbylljes se boterorit. Ne lidhje me aventuren e re te Valentinos mbi Dukatin ka folur edhe Marko Simonceli Eumlshte nje gje e bukur te gjithe italianet ia kerkonin te shkonte te Dukati. Do te jete e cuditshme ta shikoni te gjithin ne ngjyre te verdhe mbi motorin Dukat eshte batuta e Simoncelit. Nuk vuaj nga xhelozia Valentino eshte nje pilot i madh ka nje eksperience te madhe dhe mund te jape nje kontribut te rendesishem ka komentuar Niki Hajden ish-kampioni i botes ne MotoGp dhe shoku i ri i skuadres i Doktorit. Testet e Valencias shikojne edhe debutimin e ish-dukatistit Kejsi Stoner me Hondan zyrtare dhe ate te Loris Kapirosit mbi Dukatin privat te Team Pramac. Megjithate Yamaha kthen faqe. Pas lamtumires se Valentino Rosit dhe titullit te Horge Lorencos skuadra japoneze promovon pilotin Ben Spies. Pikerisht dje Yamaha ka zyrtarizuar skuadren per Boterorin 2011 duke informuar se perkrah Lorencos do te jete amerikani Spies debutuesi me i mire i sezonit. Drejtori i ri sportiv do te jete italiani Masimo Meregali i cili do te bashkepunoje me holandezin Vilko Zelenberg.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›