E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani zjarr ne punishten e drurit 14 viktima

Të paktën 14 persona kanë gjetur vdekjen dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e flakëve që përfshinë një punishte druri dhe metali ku punonin persona me aftësi të kufizuara në Titisee-Neustadt të Gjermanisë.

Flakët që përfshinë fabrikën e mbështetur nga fondacioni “Caritas” në Titisee-Neustadt, u përhapën me shpejtësi nëpër gjithë ambientin duke bërë të pamundur daljen e personave që ndodheshin në punë në atë orar.

Zjarrfikësit mbërritën me shpejtësi në vendngjarje dhe sipas mediave gjermane po vijojnë betejën e tyre me flakët. Të njëjtat burime thonë se në fabrikë janë të punësuar rreth 120 persona me aftësi të kufizuara.

Autoritetet paralelisht kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të lindjes së zjarrit, ndërkohë që mësohet se në momentin e rënies së tij, në punë kanë qenë rreth 50 persona.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›