E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reperi Lil Wayne do të pensionohet shpejt

Reperi Lil Wayne po planifikon të realizoj albumin e tij të ri, “I AM Not a Human Being II” në muajin shkurt, pork y album ka mundësi të jetë i fundit. 

Në një intervistë, reperi tha se ka plane të pensionohet pasi ta publikoj këtë album. Arsyeja? Me karrierën e tij 20vjeçare themeluesi i “Young Money” beson se është koha të merret me pasionet e tij të tjera, siç janë ‘skateboarding’ dhe linja e tij e veshjeve “Trukfit”.

“E di se ju më doni afër edhe për një kohë, por ky album do të jetë i fundit nga unë. Kam bërë rep që nga mosha 8 vjeçare dhe tani jam 30 vjeç. Kjo është periudhë e gjatë dhe unë dua të bëj edhe shumë gjëra të tjera, dhe kur dua të bëj diçka unë dua ta bëj shumë shpejt. Dhe mua më pëlqen të bëj gjëra, dhe jam shumë i fokusuar në të dhe vetëm në të, dhe muzika ndonjëherë nuk e ka këtë rëndësi”, tha ai.

Nuk është hera e parë që Wayne e ka përmendur këtë mundësi të largimit nga muzika. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›