E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania: Bota të marrë shembull nga ne (Berisha nuk ka nevojë)

Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje në mbledhjen e qeverisë se: E para është gjithnjë, ekonomia dhe politika më e mirë është ajo që vendos ekonominë të parën, sepse ai është edhe interesi më jetik i qytetarëve. Një lajm tjetër shumë pozitiv vjen për ekonominë shqiptare. Sipas INSEAD, shkolla e biznesit të botës, dy janë ekonomitë më stabël, në Europë. Nga ekonomitë e mëdha, është ekonomia kryesore e Europës, ajo gjermane. Ndër ekonomitë e vogla është ekonomia shqiptare. Ky është rank-imi që i bën shkolla e biznesit të botës ekonomive në Europë.

Është e qartë se Gjermania nuk ka nevojë tia thotë ndonjë shkollë e biznesit në botë (edhe emrin e ka si universitetet kioska në Shqipëri), që ke ekonominë stabël. Ata kanë të dhënat e tyre të besueshme dhe mbi to ndërtojnë politikat. Atyre nuk u ndodh siç ndodh këtu tek ne, kur një media e huaj raporton për papunësinë e thotë se është nja 13 përqind zyrtarisht e mbi 30 përqind jo zyrtarisht.

Por kjo nuk është tema e shkrimit.

Sot revista e njohur gjermane Der Spiegel, në një shkrim të saj i thotë botës të marrë shembull nga Gjermania për të dalë nga situata e rrezikshme. Bota rrezikon të shkojë drejt falimentimit, thotë një kopertinë e Der Spiegel.

Thuajse të gjithë vendet e industrializuara mezi marrin frymë nga borxhet e mëdha. Problemi i tyre: të ardhurat e shtetit janë shumë të ulëta. Shtetet e falimentuara duhet të rrisin taksat- thuajse në një nivel të ngjashëm me atë të Republikës Federale, shkruan Der Spiegel.

Gjermania i ka të ardhurat në shtet sa 43.2 përqind të prodhimit të brendshëm bruto, kurse vendet e tjera që po vuajnë nga kriza mezi shkojnë tek 30 përqind.

Çndodhi në Shqipëri?

FMN i sugjeroi qeverisë që të ngrejë taksat në një raport të sajin. Berisha u tërbua e deklaroi se nuk ka ndërmend të rrisë taksat, madje ku e ku ti ulë më shumë ato. Arka e shtetit shkon drejt boshatisjes, qeveria merr më shumë borxhe e kështu vendi shkon pashmangshmërisht drejt falimentimit. Der Standard e Austrisë shkruante se Shqipëria ka po ato probleme strukturore si Greqia. E kush e dëgjon atë. Ne jemi si Gjermania, vetëm se ajo fut në arkën e shtetit, ka taksa të frikshme dhe një industri të jashtëzakonshme. Ne kemi Boden, ca fabrika çimentoje, për fat shumë fasonë që qepin rroba për të huajt e qindra e mijëra dyqane. Ah, kemi edhe emigrantët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›