Gjermania: Do vijojmë me dërgimin e armëve në Izrael

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul ka deklaruar se vendi do të vazhdojë dërgesat e armëve për Izraelin, pavarësisht se më parë dërgimi i tyre ka qenë në shqyrtim.
Wadephul tha në parlament se Izraeli, në mes të fushatës së tij ushtarake kundër Hamasit në Gaza, është nën kërcënim nga rebelët Houthi të Jemenit, grupi terrorist Hezbollah libanez.
Ai vuri në dukje se “Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Izraelin, duke përfshirë dërgesat e armëve”.
Javën e kaluar, Wadephul tha se Gjermania po vlerëson “nëse ajo që po ndodh në Gazë është në përputhje me ligjin ndërkombëtar” dhe se shitja e armëve në Izrael do të vlerësohej mbi këtë bazë.
Kjo solli kritika nga disa brenda aleancës konservatore të CDU/CSU të Ëadephul, të cilët e akuzuan atë për mbështetje të pamjaftueshme për Izraelin.
Ëadephul do të mirëpresë ditën e nesërme homologun e tij izraelit Gideon Sa’ar në Berlin.
Gjermania ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të Izraelit ndërsa kancelari konservator Friedrich Merz tha javën e kaluar se “nuk e kuptoj më se çfarë po bën ushtria izraelite tani në Rripin e Gazës, me çfarë qëllimi”.
Ai shtoi se ndikimi mbi civilët e Gazës “nuk mund të justifikohet më me një luftë kundër terrorizmit të Hamasit”.
/rtsh.al/