E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania Lahm do te luaje ne te majte

Joachim Low ka bërë të ditur se kapiteni i Gjermanisë Philip Lahm do të përdoret si mbrojtës i majtë gjatë gjithë EURO 2012.

Në mediat gjermane kishte lindur një debat i fortë mbi pozicionin e mbrojtësit të djathtë të Bayern Munchen. Disa mendojnë se është më mirë të luajë i djathtë si tek klubi bavarez, ndërsa disa të tjerë janë për opsionin e krahut të majtë, ku ka luajtur kohët e fundit me kombëtaren.

“Do të luajë mbrojtës i majtë. Është pozicioni ku kemi punuar me të prej dy vitesh dhe nuk ka asnjë arsye pse të ndryshojë”, theksoi tekniku Euro2012Ukraina, Blokhin: Helmimi mund të jetë sabotazh Racizmi, Platini: Gjyqtarët të ndalojnë takiminProbleme tek Ukraina, helmohen lojtarët i Gjermanisë.

Problemi është se Low ka një problem në krahun e djathtë të mbrojtes. Jerome Boateng është mbrojtës qendre dhe nuk i jep garanci të mjaftueshme për mbulimin e atij roli. E njëjta gjë mund të thuhet për Howedes.

Ditën e mërkurë trajneri ka provuar në stërvitje mesfushorin Lars Bender në këtë rol.

Euro2012
Ukraina, Blokhin: Helmimi mund të jetë sabotazh
Racizmi, Platini: Gjyqtarët të ndalojnë takimin
Probleme tek Ukraina, helmohen lojtarët

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›