85-vjetori i Zadesë, paraqiten partiturat e “Skëndërbeut”

Përkujtimorja e 85-vjetorit të kompozitorit më të madh të shek XX Cesk Zadeja ka sjellë për herë të parë partiturat e filmit Skëndërbeu të vitit 1952. Edhe pse Artisti i madh nuk i pa kurrë keto partitura, ishte i biri Alban që nuk rreshti kurre së kërkuari deri sa i solli nga qëndra e filmit ne Moskë nga ku edhe është luajtur "Skëndërbeu", në eshtrat e të madhit Zadrea.
Ai nuk ka vdekur, veprat e tij jetojnë më së miri, kështu shprehet e përlotur bashkëshortja e Zadesë, Alma.Figura e Zadresë shtrihet jo vetëm në hapësirën kulturore shqiptare por kompozimet e tij kanë zënë vënd më tej, në hapësirën mbarëkombëtare.
Artist i madh Zadea ka shkruar pothuajse të gjitha gjinitë muzikore simfonike, koncentrale, skenike, vokale e instrumentale. Ka përpunuar mbi 120 këngë popullore,ka shkruar balete dhe valle. Për nder të gjurmëve të lënë në kulturën tonë dhe jo vetëm, ditën e premte do të vihet në skenën e TOB një koncert simfonik me veprat e profesot, Çesk Zadesë.