Gjermania aleat strategjik i Shqiperise drejt Europes

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli takon deputetin e Bundestagut gjerman Bernhard Schulte
Shqiperia eshte nje vend lsquopro evropian me nje atmosfere te kendshme dhe me nje realitet impresionues dhe krejt ndryshe nga perceptimet qe krijohen kur ndodhesh jashte tij. Kete vleresim dha dje deputeti i Bundestagut gjerman Bernhard Schulte gjate nje takimi te zhvilluar ne Tirane me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli.
Duke i percjelle kryeparlamentares pershendetjet e perzemerta ne emer te kryetarit te Parlamentit gjerman Lammert Schulte u shpreh se atmosferen evropiane ne Shqiperi e ka prekur cdo moment te vizites se tij dhe shtoi se shqiptaret me heqjen e vizave kane te gjitha arsyet te ndihen te respektuar dhe shume prane Evropes.
Ndersa kryetarja e Kuvendit tha se Gjermania eshte nje aleat strategjik per Shqiperine dhe integrimin e saj evropian si dhe donatori kryesor ne Bashkimin Evropian per reformat ekonomike te Shqiperise. Kryetarja e Kuvendit tha se Shqiperia vend anetar i NATO-s po jeton momente te paharrueshme te vendimit historik te heqjes se vizave.
Shqiperia u shpreh ajo vendi qe ka perjetuar izolimin nje shekullor dhe diktaturen me te eger te komunizmit ne Evrope sot ndihet e konsideruar ne identitetin e saj evropian pasi rrenjet e saj te lashta historike dhe kulturore i perkasin ketij kontinenti u shpreh Topalli.
Duke iu referuar dhe qendrimeve te lidereve evropiane kryetarja e Kuvendit ritheksoi se Evropa nuk mund te jete e kompletuar pa anetaresimin e vendeve te Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Europian tha ajo.
Me tej biseda mes tyre u perqendrua ne programin e bursave per te rinjte praktikante ne Bundestagun gjerman ku deputeti Bernhard Schulte vleresoi vecanerisht cilesite dhe standardet e kultures se konkurrenteve shqiptare. Pas takimit te dy personalitetet zhvilluan edhe nje konference te perbashket per shtyp.
Kryeparlamentarja gjeti rastin te shprehe falenderimet te saj per rolin dhe kontributin e Gjermanise per mbeshtetjen ne liberalizimin e vizave.
E falenderova ne menyre te vecante dhe per mbeshtetjen qe Gjermania i ka dhene Shqiperise per heqjen e vizave per mbeshtetjen qe ajo ka dhene edhe permes deputeteve te saj ne Parlamentit Europian por edhe ne vendimin e qeverise se 27 vendeve te BE-se tha Topalli.
Nga ana e tij deputeti i Bundestagut gjerman Schulte u shpreh se Shqiperia fale qeverisjes se mire eshte duhet hedhur hapa galopante drejt integrimit ne BE. Sipas tij vendimi per heqjen e vizave ishte i merituar.
Ne kemi mundur te konstatojme gjate ketij qendrimi se sa te gezuar jane njerezit per liberalizimin e vizave dhe gjithashtu ne kemi bindjen se dhe drejtimi aktual i vendit eshte duke bere hapat e duhura per te ecur perpara pra per te bere hapin tjeter qe eshte pranimi ne Bashkimin Europian tha deputeti gjerman Bernhard Schulte.