E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Shqiperia mbeshtet konceptin e ri strategjik te Aleances

20-11-2010 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha foli dje ne debatin per ardhmerine e NATO-s duke mbeshtetur forcimin e rolit te aleances si nje strukture sigurie qe do te kontribuoje ne parandalimin e instalimit te regjimeve diktatoriale apo ne zbatimin e strategjive te gjenocidit dhe te spastrimeve etnike

Nisi dje punimet Samiti i krereve te shteteve e qeverive te vendeve anetare te NATO-s i cili po zhvillohet ne Lisbone Portugali ku do te diskutohet per konceptin e ri strategjik te Aleances.
Ne kete Samit pervec kryetare shtetesh dhe qeverish te 28 vendeve anetare ishin te ftuar edhe perfaqesues te larte te Bashkimit Europian si Presidenti i Keshillit te Evropes Herman Van Rompuy dhe Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso. Ne fund te ketij takimi kryetaret e shteteve dhe qeverive te 28 vendeve anetare te NATO-s miratuan Konceptin e ri Strategjik te Aleances.
Kryeministri Berisha ne fjalen e mbajtur ne Samit shprehu mbeshtetjen e plote te Shqiperise per dokumentin e rendesishem te Konceptit te ri Strategjik reformimit me te thelle dhe me te avancuar te NATO-s rolit dhe misionit te saj ne shekullin e 21-te. Me tej kryeministri Berisha vleresoi rolin vendimtar te NATO-s ne ndalimin e gjenocidit dhe vendosjen e paqes dhe stabilitetit ne Ballkan si dhe i garantoi vendet anetare se Shqiperia do te vijoje te marre pjese aktivisht dhe te mbeshtese te gjitha operacionet e Aleances ne sherbim te paqes dhe sigurise euro-atlantike e me gjere. Kryeministri theksoi se Shqiperia e konsideron vazhdimesine e zgjerimit te Aleances me anetare te rinj ne rajon si nje zhvillim shume te rendesishem per sigurine e rajonit tone mbetet e vendosur te jape kontributin e saj ne kete proces. Kreu i qeverise shqiptare u shpreh se edhe gjate ketij viti Shqiperia ka ridimensionuar ne proporcion me mundesine kontributin ne Afganistan dhe po punon per ta rritur edhe me tej ate. Jemi te vendosur te reformojme dhe konsolidojme forcat tona te armatosura per tju pergjigjur dhe marre pjese ne misionet e NATO-s kudo qe ajo te kete nevoje u shpreh kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›