E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania dhe Kina drejt normalizimit te marredhenieve

Ministrat e Jashtem te Gjermanise dhe Kines kane zhvilluar dy muaj "diplomaci sekrete" per te normalizuar marredheniet ndermjet dy vendeve para takimit ne Berlin kete jave, sipas lajmit te nje reviste. E perjavshmja gjermane Der Spiegel tha se ministri i Jashtem, Frank-Walter Steinmeier, kishte shkembyer letra ne fshehtesi me homologun e tij kinez, Yang Jiechi, per te permiresuar marredheniet e demtuara nga vendimi i kancelares Merkel per te pritur Dalai Laman. Nje zedhenes i ministrise se Jashtme nuk pranoi te fliste rreth lajmit, por tha se Steinmeier po punon per t'i permiresuar gjerat. "Ministri i Jashtem po perpiqet te gjeje nje zgjidhje per mosmarreveshjet qe kane lindur ne marredheniet dypaleshe, duke punuar ngushte dhe me intensitet me kinezet," tha ai.
Ministria e Jashtme kineze e konfirmoi qe mes tyre kishte patur bisedime, pas zemerimit te Pekinit per shkak te takimit te Merkelit, ne shtator, me liderin shpirteror ne mergim te Tibetit, te cilin kinezet e konsiderojne separatist. Pas ketij takimi Kina anulloi nje sere takimesh te nivelit te larte me zyrtaret gjermane, duke ngjallur shqetesim te njerezit e biznesit per ndikimin ne tregti, qe mund te kishte mosmarreveshja. Ministri i Jashtem kinez do te marre pjese ne takimin e Berlinit kete jave per bisedime mes Gjermanise dhe pese anetareve te perhershem te Keshillit te Sigurimit te OKB-se - SHBA, Kina, Rusia, Britania dhe Franca - ne lidhje me programin berthamor te Iranit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›