Suedia pro ndertimit te centraleve berthamore
Me shume se gjysma e suedezeve e miraton rritjen e numrit te centraleve berthamore, sipas nje sondazhi rezultatet e te cilit u bene te ditura dje. Nga te pyeturit, 48 per qind u shprehen pro ndertimit te centraleve te reja berthamore, sipas nje studimi te institutit "Synovate" te botuar ne te perditshmen "Dagens Nyheter". Gazeta nenvizon se kjo shifer nuk kishte qene asnjehere kaq e larte, ne sondazhet e meparshme arrinte vetem 35 per qind. Ne 1026 persona te pyetur nga 14-17 janar, 39 per qind jane kunder ketyre centraleve.
Ne themel te ketij ndryshimi te opinionit publik, qendron frika perballe ndryshimit klimatik. "Kjo shpjegohet para se gjithash me faktin se ky ndryshim, per Suedine eshte ceshtje shume e rendesishme qe prej nje viti". Centrali berthamor nuk cliron gaz me efektin sere" deklaroi Arne Moding, nga instituti "Synovate". Suedia ka mbyllur 2 nga 12 reaktoret, ne kuadrin e nje programi me afat 30-vjecar, per mosperdorimin e centraleve berthamore, qe aktualisht prodhojne me shume se gjysmen e energjise elektrike te vendit.