Gjermania dyfishonsubvencionet përmakinën elektrike
BERLIN- Qeveria gjermane njoftoi dyfishimin me deri në dy miliardë euro të subvencioneve për kërkimet shkencore dhe zhvillimin e makinave elektrike.
"Qeveria vë theksin veçanërisht në nevojën e madhe në drejtim të kërkimeve shkencore dhe zhvillimit. Prandaj, do të vërë në dispozicion 1 miliard euro shtesë deri në fund të legjislaturës. Kjo përbën dyfishim të përpjekjeve për të cilat është rënë dakord deri tani", sipas deklaratës së përbashkët për shtyp të katër ministrive, të Ekonomisë, Mjedisit, Arsimit dhe Transporteve.
Legjislatura aktuale në Gjermani përfundon në vjeshtë të vitit 2013. Ministrat e Ekonomisë dhe Transporteve, cituar në deklaratë, hedhin poshtë idenë e një subvencioni në blerje për makinat elektrike, ende shumë të shtrenjta.
Berlini kërkon të shohë 1 milion automjete elektrike në rrugët gjermane në vitin 2020, kundër 2 300 që janë sot.
(m.a/ata/BalkanWeb)