Rumania evakuonambasadën në Tripolipër arsye sigurie
BUKURESHT- Rumania vendosi evakuimin e ambasadës së saj në Tripoli për shkak të keqësimit të situatës së sigurisë në Libi, njoftoi sot Ministria e Jashtme.
"Pas keqësimit të vazhdueshëm të situatës së sigurisë në Libi, përfshirë kryeqytetin, Rumania vendosi të pezullojë aktivitetin e ambasadës së saj duke filluar nga 14 maji dhe të tërheqë të gjithë personelin rumun", bëri të ditur ministria.
Bukureshti u rekomandoi gjithashtu shtetasve rumunë të shmangin udhëtimet në Libi dhe i ftojnë ata që ndodhen tashmë atje të largohen menjëherë nga vendi.
Rumania, anëtare e NATO-s që nga viti 2004, nuk merr pjesë në goditjet ajrore kundër Libisë, por ka dërguar një fregatë me më tepër se 200 ushtarakë në bord për të kontrolluar embargon për armët dhe ka autorizuar avionë furnizues amerikanë të veprojnë që nga aeroportet e saj në kuadrin e operacionit ushtarak që synon zbatimin e rezolutës së OKB-së.
(m.a/afp/BalkanWeb)