Gjermania hap terminalin e parë të gazit të lëngshëm natyror

Gjermania ka inauguruar terminalin e saj të parë të gazit natyror të lëngshëm (LNG), i ndërtuar në kohë rekord, ndërsa vendi përpiqet të përshtatet me jetën pa energjinë ruse.
Hapësira në portin e Detit të Veriut të Wilhelmshaven u hap nga kancelari, Olaf Scholz, në një ceremoni të shtunën në bordin e një anijeje të specializuar të njohur si FSRU, të quajtur Hoegh Esperanza.
“Është një ditë e mirë për vendin tonë dhe një shenjë për të gjithë botën se ekonomia gjermane do të jetë në gjendje të mbetet e fortë”, tha Scholz i pranishën në inaugurim.
Terminali është e pajisur me gaz nga Nigeria që mund të furnizojë 50,000 shtëpi për një vit, dhe është vendosur të fillojë dërgesat në 22 dhjetor.
Gjermania planifikon të hapë katër terminale të tjera LNG të financuara nga qeveria gjatë muajve të ardhshëm, si dhe një terminal privat në portin e Lubmin. Së bashku, terminalet mund të japin 30 miliardë metra kub gaz në vit nga viti i ardhshëm, ose një e treta e nevojave totale të gazit të Gjermanisë nëse Berlini mund të gjejë mjaftueshëm LNG për t’i shërbyer.
Terminalet LNG lejojnë importin nga deti të gazit natyror që është ftohur dhe kthyer në lëng për ta bërë më të lehtë transportin.
/rtsh.al/