E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania ka dyfishuar eksportin e armatimit

Sipas të dhënave të Institutit kërkimor SIPRI (Stockholm International Peace Research Institute) nga viti 2005 deri në vitin 2009 pjesa gjermane në tregun botëror të armëve ka arritur në 11 për qind.

Më shumë se Gjermania eksportojnë vetëm SHBA me 30 për qind dhe Rusia me 23 për qind. Nga viti 2000 deri në vitin 2004 pjesa gjermane në tregun botëror përbënte vetëm gjashtë për qind.

Klientë të rëndësishëm të Gjermanisë janë Turqia, Greqia dhe Afrika e Jugut.

Nisur nga këto fakte Partia e Gjelbër ka kërkuar të drejtën e vetos së parlamentit gjerman (Bundestag) në tregtinë e armëve. Raporti i Institutit suedez tregon se "ne në Gjermani kemi nevojë për kontroll më të madh të armatimeve dhe kritere më të ashpra për eksportin e armëve," thotë kryetarja e partisë Të Gjelbrit, Claudia Roth.

Nënkryetari i fraksionit të Partisë së Majtë, Jan van Aken, e quajti "pikëlluese" ngjitjen gjermane në eksportet e armëve dhe kërkoi ndalimin e eksporteve.

Ai tha për gazetën "Frankfurter Rundschau", se në Gjermani "nuk duhet të ketë vende pune, që bazohen në vdekjen e njerëzve diku tjetër».

Sipas të dhënave të Institutit për studimet paqësore SIPRI (Stockholm International Peace Research Institute) të bëra publike këtë javë, tregtia e armatimeve në pesë vitet e fundit është rritur në gjithë botën për 22 për qind.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›