Ushtria amerikane ka përdorur mercenarë?
Qeveria amerikane po heton akuzat, sipas të cilave punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes kanë ndërtuar një njësi të fshehtë mercenarësh privatë, për të vrarë ekstremistë në Afganistan dhe Pakistan.
Gazeta "New York Times" ka njoftuar se punonjësi i rangut të lartë në Pentagon dhe ish-oficeri i forcave ajrore, Michael Furlong, dyshohet të ketë devijuar para për Afganistanin nga një program zbulimi.
Sipas gazetës, detyra e njësisë së veçantë, të financuar në këtë mënyrë, ka qenë zbulimi i kundërshtarëve të misionit ushtarak amerikan për të bërë të mundur në këtë mënyrë sulme precize të ushtrisë amerikane.
Sipas informacioneve të gazetës, forcat e armatosura amerikane nuk lejohen të angazhojnë firma private për veprimtari të fshehta spiunazhi.
Ministria amerikane e Mbrojtjes nuk deshi as ta konfirmonte, e as ta përgënjeshtronte këtë njoftim.