E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania kerkon reflektim nga Kina

Lojerat olimpike: Jo cesure ndaj shkeljeve te te drejtave te njeriut

Pak dite para hapjes se lojerave olimpike ne Pekin mjaft politikane gjermane dhe evropiane kane kerkuar lejimin e lirise se plote te informimit. Protestat nderkombetare per censuren qe ushtron Kina ndaj gazetareve te huaj dhe atyre kineze ne prag te fillimit te Lojerave Olimpike po ngrihen ne vale te reja. Pasi megjithe lirimin qe i beri udheheqja kineze censurimit te internetit pas kritikave nderkombetare ende ka faqe te bllokuara qe ofrojne informacione kritike. Nga ana tjeter jane ende ne fuqi mjaft kufizime qe pengojne punen e lire te gazetareve vendas dhe te huaj. Ministri i Jashtem gjerman Frank Valter Shtajnmajer dhe ministri gjerman i Puneve te Brendshme, Volfgang Shojble, kane kritikuar censuren kineze dhe kane kerkuar lejimin e plote te lirise se shtypit ne Kine. Dje kryetari i dhomes se parlamentit gjerman per kulturen dhe mediat, liberali Hans-Joachim Otto kerkoi sinjale te drejtperdrejta nga qeveria gjermane dhe anulimin e udhetimit te ministrit te puneve te brendshme ne Kine, Volfgang Shojble. "Per sa kohe nuk jane hequr te gjitha kufizimet ndaj shtypit Shojble nuk duhet te udhetoje ne Kine", u shpreh Joachim Otto. Presidenti i parlamentit evropian, Hans-Gert Pottering, u shpreh ne nje interviste me DLF se qendrimi i Kines nuk shkon me ne kete shekull. "Kerkoj qe te gjithe te mos i mbyllim syte para shkeljeve te te drejtave te njeriut, si ne nje pjese te kartes se lojerave olimpike ku behet fjale qe sportistet te shprehen dhe te mos shprehin kritike, kjo nuk shkon me ne shekullin e 21-te", u shpreh Pöttering duke kerkuar nje reflektim nga ana e Kines.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›