E Shtunë, 31 Tetor 2026

SIDA, 33 milione te infektuar

Ne kryeqytetin e Meksikes, Meksiko, filloi punimet konferenca e 17-te boterore mbi siden. Edhe 27 vjet pas shfaqjes se rastit te pare te kesaj semundjeje vazhdon lufta kunder mikrobit armik. Kjo nuk do te jete konference e njoftimeve katastrofike edhe pse katastrofa njerezore ne fakt vazhdon. Ne mbare boten ka rreth 33 milione te infektuar, nje vaksine per parandalimin e semundjes nuk eshte zbuluar ende. Vertet qe mundesite e trajtimit mjekesor jane permiresuar dukshem, por ne radhe te pare per ata te cilet i kane kushtet te paguajne sherbimet e tilla. Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara Ban Ki Moon tha se shumica e vendeve jane larg synimit qe deri ne vitin 2010 te gjithe njerezit te gezojne trajtimin e duhur mjekesor. "Pergjigja ndaj virusit HIV dhe ndaj SIDES kerkon financim afatgjate dhe te vazhdueshem. Fakti qe trajtohen gjithnje e me shume njerez te cilet jetojne me gjate ndikon ne ngritjen e shpenzimeve dhe ngarkon buxhetin", deklaroi sekretari i pergjithshem i OKB-se. Si edhe te tjeret edhe Ban Ki Moon u prek shume nga fjala e 13-vjecares Keren Dunaway-Gonzales nga Hondurasi, e cila bart virusin HIV qe prej lindjes. "Ne femijet me HIV jemi ketu dhe do te plakemi me shume qellime dhe endrra. Ne duam te behemi artiste, mjeke apo mesues. Une dua te behem kengetare. Ne duam te martohemi dhe te kemi femije. Por kete mund ta arrijme vetem nese kemi perkujdesjen e duhur dhe medikamentet e nevojshme. Nese na pranojne ne shkolle dhe na mundesojne qe te rritemi pa dhune, stigmatizim dhe diskriminim", u shpreh 13-vjecarja. Varferia dhe migracioni i punes kane ndikim te madh ne perhapjen e virusit HIV, pikerisht ne Ameriken Latine, thote Robin Landis nga Programi Boteror per Ushqim i Kombeve te Bashkuara. "Ne rastet kur ushqimi eshte i dobet semundja perparon me shpejt. Per shkak te ngritjes se cmimeve shume njerez nderprene terapite pasi qe jane te detyruar te vendosin: te luftojne infektimin apo te blejne ushqimet", sqaroi Landis. Sipas tij, disa prej tyre bile nganjehere shesin medikamentet per te blere ushqim per vete dhe familjet e tyre dhe po ashtu ata qe ushqehen si duhet jane me te rrezikuar nga infektimi si per shembull ne perpjekjet e tyre per te mbijetuar, ku seksi shkembehet me ushqim. Ne Meksike, ku po zhvillon punimet konferenca jane shume te veshtira edhe ndermarrja e masave parandaluese. Kisha katolike ndalon perdorimin e prezervativeve, nje problem ky per shume besimtare. Nder fshataret indiane virusi perhapet shume shpejt. Informacionet e duhura nuk arrijne tek popullata per shkak te shkalles se larte te analfabetizmit. "Nga ky proces migracioni ata kthehen me semundjen ngjitese ne fshatrat e tyre. Dhe per shkak se jane cifte, grate nuk mund te thone thjeshte 'une dua te perdor prezervativ'. Per burrat kjo do te ishte nje shenje mosbesimi. Te flasesh per seksualitetin eshte tabu, traditat ua ndalojne qe te informohen per te", deklaroi drejtuesi i programi Boteror per HIV.

Rol ne perhapje luajne dhe emigrantet qe shkojne ne SHBA

Pervec fakteve te ditura te transmetimit te virusit vdekjeprures, nje rol te madh ne perhapjen e semundjes kane edhe emigrantet te cilet perkohesisht shkojne per pune ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Por, sekretari pergjithshem i OKB-se,, Ban Ki Mun, shpreh si te nevojshme pergjigjen ndaj virusit HIV dhe ndaj SIDES nje financim afatgjate dhe te vazhdueshem, kjo pasi shume njerez po kurohen dhe ngarkojne buxhetin


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›