Gjermania mbështet Afganistanin, miliona euro ndihmë
Gjermania do t`i akordojë 150 milionë euro në vit Afganistanit, për të mbështetur forcat e tij ushtarake pas tërheqjes së NATO-s. Lajmi është bërë i ditur nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas nënshkrimit të marrëveshjes për partneritet afatgjatë me presidentin afgan, Hamid Karzai në Berlin.
Merkel gjithashtu ka nënshkruar marrëveshje partneriteti për arsim, infrastrukturë dhe bashkëpunim ekonomik me Afganistanin.
Gjermania është një shtetet me numrin më të madh të forcave ushtarake të NATO-s në Afganistan.
Merkel dhe Karzai do të takohen sërish në Samitin e NATO-s në Çikago, që do të zhvillojë punimet më 20-21 maj.
Samiti pritet të fokusohet në mbështetjen ushtarake dhe civile të Afganistanit, pas tërheqjes së trupave të NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara në vitin 2014.
Në këtë kuadër, Australia është zotuar se do të kontribuojë me 300 milionë dollarë gjatë tre vjetëve, nisur nga viti 2015, për të ndihmuar forcat afgane.