E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania merr pergjegjesi pas luftes - NATO do tia lere rindertimin ne Libi BE-se e OKB-se

Brenda NATO-s qeveria gjermane po bie nen trysni. Gjate takimit te aleances ne Bruksel ministri i jashtem amerikan Robert Gates i beri thirrje Gjermanise dhe Polonise te marrin pjese ne misionin ne Libi. Vec kesaj ai kerkoi nga Spanja Turqia dhe Holanda te shqyrtojne zgjerimin e angazhimit te tyre. Keto vende vene ne fakt ne dispozicion avione dhe armatime por nuk marrin pjese ne sulme. Vetem pak anetare te NATO-s po e mbajne mbi supe barren e misionit kritikoi Gates sipas te dhenave nga qarqet diplomatike.

Me gjithe kritiken Gjermania mbetet ne qendrimin e vet

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ushtare te Bundesverit

Ministri i Mbrojtjes de Maiziere Ne i mbeshtesim synimet dhe masat e NATO-s. Ne kete rast nuk marrim pjese ushtarakisht kjo nuk ndryshon.

NATO kerkon me shume angazhim nga anetaret e saj

Edhe Britania e Madhe dhe Franca shtyjne drejt zgjerimit te angazhimit. Ato kontribuojne me numrin me te madh te avioneve ne misionin Unified protector. Skuadrat jane mjaft te ngarkuara thuhet dhe fluturimet po gllaberojne shume para.Megjithate qeveria gjermane eshte e gatshme vetem pas perfundimit te luftimeve qe te jape mbeshtetje financiare ne Libi beri te qarte de Maiziegravere Ne jemi te gatshem te marrim persiper pergjegjesi ne fazen pas konfliktit. Ketu ben pjese ndertimi i institucioneve sigurisht edhe ndertimi i forcave te sigurise vecanerisht i policise ndertimi i infrastruktures furnizimi me uje dhe gjera te ngjashme.

NATO nuk do te marre pjese si aleance ushtarake ne rindertim

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri gjerman i Mbrojtjes Thomas de Maiziere

Ministrat e mbrojtjes vendosen qe Libine ta mbeshtesin Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kur te jete menjanuar regjimi i Gaddafit.

Qe prej fillimit te operacionit ne Libi avionet e NATO-s kane kryer 10.000 misione fluturimi. Me ane te helikoptereve luftarake aleanca synon ta rrise edhe me shume trysnine.

Autor Christoph Pressl/Elert Ajazaj

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›